Macron, Kadaresë: Si rapsod i Evropës, kam nderin t’ju ngre në gradën “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia ka dorëzuar shkrimtarit Ismail Kadares dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
Macron gjatë ndarjes së këtij çmimi kishte fjalë të mëdha për shkrimtarin Kadare.
“Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Evropës, si lajmëtar i lirisë për këtë lidhej drithëruese që ju mishëroni aq shumë mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin sot të ju ngreh në gradën e oficerit të lartë në urdhrin e legjionit të nderit”.
Presidenti francez përmendi kohën kur Kadareja e kishte të vështirë të shkruante në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit.
Sipas Macronit, pavarësisht kundërshtive, shkrimtari vazhdoi ‘liria që mbyll gojën ka pëshpëritje më të forta se britmat’.
“Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngriti perden e hekurt, që atëherë nga kryeqyteti i Francës deri te kryeqyteti i Shqipërisë, më në fund të kthyer në demokracinë, ju keni ndarë ekzistencën tuaj mes fjalëve dhe gjërave, njerëzve dhe vendeve, në një lëvizje luhatëse mes dy kombeve tona. Nga shëtitjet e tuaja në Tiranë e rigjetur, kanë lindur tekste jashtë kohe në kryqëzim të miteve dhe botëve imagjinare të piramidës Keopsit me atë të Tiranës, mes kangjellave të kopshtit të Luksemburgut, mureve të Trojës – ato na kujtojnë pa reshtur sa shumë Evropa është kontinent i përbashkët. Sa shumë Evropa është një një mit, ai i ringjalljes, dhe brigjet nuk kanë qenë asnjëherë kaq të qarta nga njëra amë, ju e vazhduat këtë”, u shpreh Macron.
“I dashur Ismail Kadare, ndonjëherë ndjeni keqardhje për ato vite shtypje që ju kanë penguar të zgjidhni zërin tuaj të lulëzoni veprën tuaj, vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj, ajo është përforcuar në kundërshtim është ngritur peshë kundër ndalimit, ajo ka marr bukurinë e guximit, liria që i mbyllin gojën ka pëshpëritje më të forta se britmat, ajo ka treguar atë që bashkon vendet tona, në mënyrë të pandashme dhe që e barttë edhe sot kryeministri juaj me shumë talent, këtë gjuhë këtë dashuri për Evropën, që shikon drejt Perëndimit dhe drejt nesh”.