WC-ja larë me flori mund të kushtojë 1.2 milion euro
07 nëntor 2019
| 11:54
Nëse keni dashur ndonjëherë të dini se sa mund të kushtojë WC-ja e një milioneri në Kinë, përgjigjja është rreth 1.2 milion euro.
Kjo WC që është prodhuar nga një kompani në Hong Kong është e larë me flori dhe kapaku ka 40 mijë copëza diamanti brenda. Kompania e luksit që e ka prodhuar quhet “Coronet” dhe është degë e kompanisë së argjendarive në Hong Kong, Aaron Shum.
Sipas prodhuesit, kapaku është i bërë me xham antiplumb dhe është stolisur me 40 815 copëza diamanti, që në total shkojnë 334 karat.