Vdes një polic kufitar i Njësisë Speciale në Jarinjë në vendin e punës
10 dhjetor 2023
| 17:58
Një polic ka vdekur në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje.
Polici, Rexhep Sejdiu ka vdekur sot teksa shërbente në pikën kufitare në Jarinje në ndërrimin e natës.
Vdekjen e policit në vendin e punës e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinje. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, ka thënë Elshani për Reporteri.net.
Polici tashmë i ndjerë ishte pjesë e Njësive Speciale të Policisë Kufitare.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe varrimi pritet të bëhet nesër.