Takimi me 5-shën SHBA–BE | PO-ja e madhe e Albin Kurtit: Pranon Asociacionin dhe zgjedhjet në Veri
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës në takimin e fundit që ka pasur në zyrën e tij me pesëshen e diplomatëve të Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Evropian? ka dal me një PO të madhe se është i gatshëm të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicës serbe dhe menjëherë të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Kështu kanë thënë burime diplomatike për Gazeta Blic.
Sipas këtyre burimeve Kurti u ka premtuar (zotuar) amerikanëve dhe evropianëve se kërkesat e tyre të kamotshme për themelimin e ‘Zajednicës dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës , do të kryhen me urgjencë.
Por si do të bëhet kjo?
Burimet e Gazeta Blic kanë thënë se një udhëtim i Kurtit në Bruksel do t`ia ‘vë kapakun këtyre dy temave’
“Ai pritet të udhëtojë në Bruksel dhe këtu përfundon gjithçka sa i përket Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe dhe zgjedhjeve në veri – do të thotë për të dy çështjet Kurti tashmë e ka thënë një PO të madhe”, ka thënë ky burim.
Por ka qenë kryeministri i Kosovës Albin Kurti që nuk ka dhënë asnjë detaje për takimin me diplomatët e SHBA dhe BE përveç një njoftimi për media ku nuk ka dhënë detaje nëse ka pasur pajtim ose cfarë saktësisht kanë kërkaur këta diplomatë.
Njësoj ka vepruar edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciqi pas vizitës së pesëshes ShBA – Be në Serbi.
Por i vetmi që e ka dekonspiruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për këtë Po të madhe ka qenë nënkryetar i Lidhje Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri.
Ai në një status në faqen e tij në Facebook ka thënë se zhvillmet e ditëve të ardhshme, do të jenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit
“Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizu zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së). Kur?Menjëherë. Ndërkaq, me 8 nëntor duhet me i kallxu Keshillit Europian. Para tij, duhet me i kallxu popullit të Republikës pse po ndodhë, se je ardhë në Zyren e Kryeministrit tue kondërshtu, protestu e lëndu policë, tue djegë e ataku edhe familjen e Kryeministrit të Kosovës atëherë. Po ashtu, duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësu qytetarëve lëvizjen pa viza!’ ka shkruar Haziri ndër të tjera.
Ky qëndrim i Hazirit nxiti reagimi të shumta nga partia në pushtet dhe deputet e ministria të saj.