Weberi: S’ka dinamikë në dialog, duhet angazhim serioz BE-ShBA për ta rikthyer besueshmërinë
Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, në një intervistë për “Kosovapress” ka deklaruar se pret ulje të tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë pas marrëveshjes së Brukselit për targat që është arritur të enjten.
Weberi ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka përdorur masën e reciprocitetit për të rritur tensionet, si një mjet thelbësor i politikës së tij.
Më tutje, Weberi ka thënë se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian ka humbur fuqinë dhe besueshmërinë.
Ai ka thënë se ky fakt nuk do të ndryshojë derisa BE-ja ta rikthejë në mënyrë të besueshme politikën e saj të zgjerimit.
Sipas tij një gjë e tillë mund të bëhet edhe me një angazhim serioz nga ShBA-ja. Weberi nuk pret ndonjë përparim gjatë këtij viti në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.
Në lidhje me epokën post-Merkel dhe politikat ndaj Ballkanit Perëndimor e sidomos dialogut, Weberi ka thënë se udhëheqja gjermane duhet të ketë një angazhim serioz në lidhje me politikat e zgjerimit të BE-së, duke u ulur në një diskutim serioz me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU