“Weekend” dhuron 1 milion dollarë për të ndihmuar etiopianët

05 prill 2021 | 11:55

Këngëtari “Weekend” , emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, të dielën tha se ai do të dhurojë 1 milion dollarë në përpjekje për të ndihmuar etiopianët përmes Programit Botëror të Ushqimit nga Kombet e Bashkuara.

“Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milionë vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin ndihmë.”, ka deklaruar ai.

Po ashtu ai shprehu keqardhjen e tij duke thënë se zemra i thyhet për njerëzit e tij të Etiopisë. “Për civilë e të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit që po vriten pa kuptim dhe fshatra të tërë po braktisen nga frika dhe shkatërrimi”, ka  deklaruar  Abel Tesfaye, i cili ka i lindur në Toronto i dy emigrantëve etiopianë.

Kjo nuk është hera e parë që Weeknd ka kontribuar në të tilla situata.

Këngëtari dhuroi 300 000 dollarë në fushatën globale të Ndihmës për Libanin gushtin e kaluar për të ndihmuar viktimat e një shpërthimi në Bejrut që vrau mbi 200 njerëz, njoftoi menaxheri i tij në mediat sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Andi Kallaba shumë i njohur…