Wenbanyama: Jam i shqetësuar për kundërshtarët që do të përballen me mua pas disa vitesh
Basketbollisti shtatlartë francez Victor Wenbanyama, nuk e ka harruar ende humbjen në finalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ku kombëtarja e tij u mund 98-87 nga Amerika. Për 20-vjeçarin, kjo ishte pjesëmarrja e parë olimpike pas debutimit sezoni e kaluar në NBA me San Antonio Spurs. I gjatë 2.24
metra, ai ka qenë një makth për të gjithë në parket, i jashtëzakonshëm nën tabelë.
“Kujtoj që isha mjaft i trishtuar pasi përfundoi ndeshja, por nga ana tjetër kuptoj se kemi bërë rrugëtimin tonë dhe jemi paraqitur mirë. Falënderoj edhe një herë tifozët që na mbështetën”, ka thënë Wenbayama. “Në karrierën time përpiqem t’i bëj gjërat pa pasur asnjë keqardhje, ndaj deri më tani nuk kam asnjë të tillë: Si nga sezoni i kaluar në NBA me Spurs ashtu dhe nga Olimpiada. Po mësoj ende, jam i ri. Ndershmërisht, jam i shqetësuar për kundërshtarët që do të përballen me mua pas disa vitesh. Në NBA e kudo që do të luaj”, ka shtuar gjigandi francez. Ai u dërgon një mesazh rivalëve të tij në NBA.