Wendy Williams thotë se del shumë shpesh në takime dashurie
16 maj 2019
| 11:40
Wendy Williams është beqare dhe gati për lidhje dashurie. Prezantuesja televizive ka folur për divorcin nga ish-bashkëshorti i saj Kevin Hunter duke thënë se është gati që të ecë përpara, ndonëse nuk e ka gjetur ende dashurinë.
“Jam duke e rimarrë timonin e jetës sime. Nuk kam të dashur, por jam duke e rizbuluar dashurinë. Dal në takime dashurie, madje dal bukur shpesh”, ka thënë Williamsi në një intervistë së fundmi. Ajo ka thënë se shumë nga meshkujt që ajo i ka pjesë të stafit e kanë vizituar atë në ‘strehën e saj të beqarisë’ në Nju Jork.