Wenger: Disa herë e kam refuzuar Francën
28 tetor 2019
| 13:15
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se ka pasur mundësinë për t’u bërë trajner i Francës.
Wenger për momentin është pa ndonjë skuadër, pasi u shkarkua nga stoli i Arsenalit para dy sezoneve. Mirëpo, tekniku francez ka pranuar se ka refuzuar disa herë stolin e Kombëtares së Francës. “Disa herë e kam refuzuar Francën. Preferoj një klub futbolli. Me Kombëtaren luajmë 10 ndeshje brenda një viti. Zakonisht i luaj 60, andaj nuk me ka pëlqyer”, ka deklaruar Wenger.