Wenger: Haalandi do të transferohet në Premierë Ligë

03 shtator 2021 | 17:12

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është lidhur me disa nga skuadrat kryesore të Evropës vitet e fundit, me Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Chelsea që janë të interesuara.

Ekipet angleze nuk janë të vetmet në gjurmët e tij, sepse PSG, Real Madrid dhe Barcelona gjithashtu janë lidhur me yllin e lindur në Leeds.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se sulmuesi norvegjez e ka të pamundur t’i rezistojë joshjes për të luajtur në Premierë Ligë. “Unë mendoj se kjo do të ndodhë. Fuqia ekonomike e Premierë Ligës është shumë e fortë. Futbolli anglez është dominues, sepse aty ka më shumë para. Lojtarët më të mirë gjithmonë shkojnë në klubet më të mira, edhe për të fituar më shumë para”, ka thënë Wenger.

Trajneri francez është i bindur se Haaland do të vazhdojë të zhvillohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë, së bashku me yllin 21-vjeçar të PSG-së, Kylian Mbappe: “Haaland ka të ngjarë të jetë golashënuesi tjetër i profilit të lartë, pas Mbappes. Ai është një super talent. Ambicia dhe vullneti për të shënuar gola dhe aftësia për të luftuar në duelet një kundër një e veçojnë atë. Haaland dëshiron të fitojë, ka diçka në të, që është e mrekullueshme për një sulmues”, ka shtuar Wenger.

Qëkur iu bashkua Dortmundit nga Red Bull Salzburg në janar 2020, Haaland ka shënuar 63 herë në 64 ndeshje konkurruese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Mjekësisë Familjare në Bardhosh mbulon nevojat e rreth…