Wengeri: Arsenali ka tentuar t’i transferojë Messin dhe Piquen
Arsene Wenger ka zbuluar se Arsenali vite më parë kishte tentuar t’i transferonte Lionel Messin dhe Gerard Piquen nga Barcelona.
Pasi Cesc Fabregas po shkëlqente në fillimet e karrierës në “Emirates”, “The Gunners” kishte tentuar të ndërtonte një skuadër të fuqishme me transferimin e argjentinasit dhe spanjollit. Wengeri ka zbuluar se ata tentonin më pas ta merrnin edhe Messin e Piquen. “Ne tentuam, por nuk ishim afër transferimit të Messit”, ka thënë Wenger në një intervistë për “beIN Sports”.
“Por, ne tentuam t’i transferonim Piquen, Messin, por morëm vetëm Fabregasin, sepse ata kishin filluar të shkëlqenin”, ka thënë Wenger. “Mos ta harrojmë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2006, atëherë kur luajtëm me Barcelonën, Messi nuk arriti të luante shkaku i lëndimit… kështu që para 13 vjetësh ai tashmë luante standard. Çfarë ka bërë ky djalë, është e pabesueshme”, ka shtuar Wengeri.