Wengeri “bombardohet” nga ofertat
08 maj 2018
| 15:43
Trajneri Arsene Wenger, ka bërë me dije se ka marrë shumë oferta nga klubet e ndryshme evropiane pas vendimit për largim nga Arsenal.
“Po! Më shumë se që prisja. Por, s’po analizoj e as konsideroj asgjë. Dua të punoj mirë këtu deri në ditën time të fundit. Natyrisht se do të jem aktiv. Truri më kërkon punë dhe është aktiv. Kam përvojë të madhe si trajner. Në përgjithësi, do të punoj. Çfarë do të bëj? S’e di”, ka thënë Wenger.