Wengeri: Gjermanisë i duhet Ozili
17 tetor 2018
| 12:22
Ish-trajneri i skuadrës së Arsenalit, Arsene Wenger për “Sport Bild”, ka thënë se Kombëtares së Gjermanisë i duhet Mesut Ozili.
Gjermania gjatë dhjetë ditëve të fundit pësoi dy humbje, fillimisht nga Holanda (3-0) e më pas edhe nga Franca (2-1).
“Mendoj se Gjermania ka nevojë për Ozilin dhe shpresoj se Low mund ta bindë atë të kthehet. Ozili është super futbollist dhe nuk ka qenë më i keqi në Kupën e Botës”, ka thënë Wenger.
/Epoka e re/