Wengeri lavdëron Xhakën

29 qershor 2021 | 16:02

Trajneri francez Arsene Wenger e lavdëroi Granit Xhakën edhe pse ky i fundit me Zvicrën e eliminoi Francën nga Kampionati Evropian. Wenger ka thënë se Xhaka e dëshmoi vetën se përse është kapiten i ekipit dhe se bëri përzgjedhjet e duhura.

“Ai ishte i jashtëzakonshëm, të gjitha zgjedhjet e tij ishin të mira. Ai ishte ai që mblodhi lojtarët para penalltive”, ka thënë Wenger.

Arsene Wenger ishte pikërisht ai që e transferoi Xhakën në Arsenal nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 për një shumë rreth 35 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim…