Wengeri, mes Bayernit dhe Realit
19 tetor 2018
| 17:19
Arsene Wenger dëshiron do t’i rikthehet futbollit duke marrë drejtimin e njërit prej dy gjigantëve të futbollit botëror, Bayern Munchen ose Real Madridit, raporton “Le Parisien”.
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka opsione të panumërta para vetes, me ekipin kombëtar të SHBA-së apo një rol të ngjashëm në Kinë që e presin, derisa Paris Saint-Germain e synon atë në rolin e drejtorit sportiv. Por, Wengeri dëshiron rolin e trajnerit në një klub të madh evropian, me Bayernin apo Realin si në listën e të preferuarve të tij.