Wengeri: Nuk kam biseduar me drejtuesit e Bayernit
07 nëntor 2019
| 18:02
Arsene Wenger ka mohuar zërat se është në bisedime me Bayern Munchenit për t’u bërë trajner i tyre.
Por ish-trajneri i Arsenalit e la mundësinë e hapur për të qenë në stolin e ‘bavarezëve’. Kampionët gjermanë janë në kërkim të një menaxheri të ri pasi shkarkuan Niko Kovaqin të dielën, pas një humbjeje 5-1 nga Eintracht Frankfurti.
“Asnjëherë nuk refuzoj të flas me Bayern Muncheni sepse i njoh ata njerëz që udhëheqin klubin për 30 vjet. Unë isha shumë afër Bayernit shumë kohë më parë. Për momentin nuk kam biseduar fare me ta. Ne nuk kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe nuk e di nëse do ta bëjmë”, ka thënë Wengeri.