
Wengeri: Po më mungon futbolli
19 shkurt 2019
| 10:32
Trajneri Arsene Wenger në verën e kaluar është larguar nga Arsenali. Ai ka bërë me dije se është duke e shijuar në maksimum pushimin, por e pranon se është duke i munguar futbolli.
“Tani po e shijoj jetën dhe po udhëtoj shumë nëpër botë. Kam më pak presion, më shumë liri. Megjithatë, më mungon gara”, ka thënë Wengeri.