Wengeri, trajner i Bayernit?
26 nëntor 2018
| 14:04
Arsene Wenger mund të emërohet para muajit janar trajner i ri i Bayern Munchen.
Në fakt, drejtuesit e Bayernit janë të pakënaqur me punën e Niko Kovaqit dhe janë shumë afër të shkarkojnë trajnerin kroat, pasi skuadra “bavareze” është e pesta në tabelë me nëntë pikë pas Borussia Dortmundit.
Wengeri gjatë verës u largua nga Arsenali dhe mediet gjermane bëjnë me dije se negociatat në mes trajnerit francez dhe drejtuesve të Bayernit kanë filluar.
/Epoka e re/