Wengeri tregon pse dështoi transferimi i Ronaldos në Arsenal
Arsene Wenger thotë se Arsenal nuk arriti të nënshkruante me Cristiano Ronaldon kur ai ishte një adoleshent, pasi klubi nuk ishte gati të paguante 15 milionë eurot që eventualisht u paguan nga Manchester United.
Wenger ishte një nga trajnerët e parë që dalloi potencialin e madh të portugezit, por pendohet që nuk e mori tek Arsenal. “Ai erdhi këtu bashkë me mamanë, Znj. Doloresa”, ka thënë Wenger. “Më pas erdhi Unitedi dhe në atë kohë ishte Calros Querioz pjesë e stafit teknik. Unitet luajti ndaj Sportingut dhe Ronaldo luajti shkëlqyeshëm dhe ata e blenë. Gjithmonë ka gjëra që mund të ishin bërë ndryshe. Por negociatat janë të ndërlikuara dhe ishte një moment që po flisnim për 5 milionë euro. Por Unitedi ishte gati të paguante 15 milionë euro, një shifër që nuk mund ta paguanim në atë kohë”, ka deklaruar Wenger.