Werderi fiton, Rashica shënon
12 mars 2018
| 22:44
Werder Bremen ka fituar ndaj Kolnit 3 me 1, me një prej golave të shënuar nga kosovari Milot Rashica.
Veljkoviq shënoi i pari për Werderin, para se Osako të barazonte gjithçka në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 58-të, Rashica shënoi golin e parë për fanellën e klubit gjerman. Pas tij, në fund shënoi Maximilian Eggestein duke i siguruar tri pikë tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Rashica u largua nga ndeshja nëntë minuta pasi shënoi golin, raporton “Koha.Net”. Në tabelë, Werderi tani ka 30 pikë në vendin e 13-të dhe largohet nga pozitat e rrezikshme. Pozita e 16-të, që çon në barazh ka 25 pikë.