Werderi refuzon ofertën e Herthas për Rashicën
01 shkurt 2021
| 13:50
Dje (e diele) është raportuar se Hertha Berlini e dëshiron yllin e Kosovës dhe të Werder Bremen, Milot Rashica.
Mirëpo klubi i Bremenit e ka refuzuar ofertën e Herthas për të liruar sulmuesin anësor në formë huazimi, por synim i kësaj skuadre është shitja e Rashicës për 15 milionë euro.
Rashicën me herët e kanë kërkuar edhe Bayer Leverkusen, Aston Villa dhe RasenBallsport Leipzig.
/Epoka e re/