Werner: Mund ta mposhtim Manchester City-n
06 maj 2021
| 14:10
Futbollisti Timo Werner pretendon se Chelsea mund të tregojë veten si ekipi më i mirë në botë pas arritjes në finalen e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Thomas Tuchel do të përballet me Manchester City në Stamboll pas një fitore 2-0 kundër Real Madrid natën e kaluar.
Tani Chelsea pretendon titullin e kampionit të Evropës. “Duhet të jemi të sinqertë dhe të themi që City është mbase skuadra më e mirë në botë për momentin. Por dhe ne dëshirojmë të luajmë kundër më të mirëve”, ka thënë Werner.