Werneri nuk largohet Tottenhami
29 maj 2024
| 11:27
Trajneri Ange Postecoglou ka vendosur që Timo Werner të mbetet pjesë e Tottenham Hotspur edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi gjerman sërish është i huazuar me obligim blerje prej 16 milionë eurosh në verën e vitit të ardhshëm.
“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë për arritjen e marrëveshjes për Timo Werner, i cili do të kthehet në huazim nga RB Leipzig për sezonin 2024-2025 me një opsion për ta blerë në fund të huazimit. I marrë në huazim nga Bundesliga në janar, sulmuesi i kombëtares gjermane ishte titullar në skuadrën e Ange Postecoglou në gjysmën e dytë të sezonit që sapo u mbyll”, thuhet në njoftimin e “Spurs”.