Werneri refuzon të luajë në Ligën e Kampionëve

16 qershor 2020 | 15:22

RB Leipzigu është kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, por pavarësisht kësaj, sulmuesi Timo Werner nuk dëshiron të luajë në ndeshjet e ardhshme. Ky vendim vjen pasi Chelsea është e gatshëm të paguajë klauzolën prej 60 milionë eurosh të sulmuesit.

Timo Werner nuk dëshiron të kthehet në gusht për të vazhduar Ligën e Kampionëve me Leipzigun pasi dëshiron të transferohet në kampionatin anglez. 24-vjeçari do ta përfundojë sezonin në Bundesligë, por nuk dëshiron ta vazhdojë aventurën evropiane me klubin gjerman.

UEFA vendosi që Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës do të luhen në gusht pasi të kenë mbaruar kampionatet kryesore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë…