Wes Mitchell, ndihmëssekretar amerikan i shtetit, vjen në Kosovë
09 mars 2018
| 14:51
Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Wes Mitchel, do të vijë për vizitë në Kosovë.
Lajmin për ardhjen e Mitchel e ka konfirmuar për “Klan Kosovën” drejtoresha e zyrës për media të kryeministrit të Kosovës, Donjeta Gashi.
Gashi ka treguar se Mitchel do të vijë të martën në Kosovë.
Zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Wess është emëruar në këtë pozitë qysh nga qershori i vitit të kaluar.
Si ndihmëssekretar ai është përgjegjës për marrëdhëniet diplomatike të ShBA-së me 50 shtete të Europës dhe Euroazisë, gjithashtu me organizata si NATO, Bashkimi Evropian dhe OSBE.