Wesley Clark në festën e çlirimit të Kosovës
12 qershor 2019
| 08:50
Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do të jetë pjesë e shënimit të 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Clark do të pritet nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi në një takim të paralajmëruar në orën 10:00.
Më pas, ai do të marrë pjesë në tubimin qendror në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në sheshin “Skënderbeu”.