Wesley Clark tregon se çfarë kishte biseduar me Millosheviqin para se të nisnin bombardimet

24 mars 2021 | 10:08

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO’s kundër forcave serbe në vitin 1999, dy vite më parë ishte deklaruar se bombardimet  ndaluan spastrimin etnik në Kosovë dhe NATO-ja nuk kishte zgjidhje tjetër.

Ai tha se përpjekje për të shmangur luftën në Kosovë ishin bërë që në fillim të viteve të 90-ta kur perëndimi u bë i ndërgjegjshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë.

lg.php.gif

Atëherë presidenti George H. Bush paralajmëroi presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, se do të përballet me pasoja të rënda nga Shtetet e Bashkuara nëse fillon spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, në atë që quhej paralajmërimi i krishtlindjeve në dhjetor të vitit 1992.Gjenerali Clark përshkroi situatën e rëndë në Kosovë dhe shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut nga autoritetet serbe.

Ai kujtoi sulmin mbi familjen Jashari në fshatin Prekaz të komunës së Skenderajt në Kosovën qendrore në fillim të vitit 1998 ku u vranë 54 anëtarë të familjes që shënoi edhe fillimin e luftës së armatosur.

“NATO-ja lëshoi një paralajmërim në takimin e ministrave në muajin maj dhe pastaj unë mora detyrën të përgatisë planet në maj të vitit 1998. Ambasadori Richard Holbrooke, shkoi në qershor dhe u takua me Slobodan Millosheviqin dhe më lidhi në telefon me të dhe i thashë; të lutem mos ua bëj këtë shqiptarëve. Ai më tha, gjenerali Clark, ata janë njerëzit e mi dhe nuk do t’i lëndojë. Por, sigurisht kjo ishte një gënjeshtër sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, u shpreh Clark për Zërin e Amerikës në vitin vite më parë.

Kur bombardimet filluan më 24 mars, tha ai, askush nuk e dinte se si do të përfundonte e tëra.

“Mund të përfundonte me pushtim të plotë të Jugosllavisë dhe ishte në duart e Milloshevicit. Dhe ai më në fund e kuptoi se të jesh kundër NATO-s është e pafrytshme dhe u dorëzua”, tregoi Clark.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ministrit të…