West Ham mposhti Chelsean
West Ham ka arritur një fitore spektakolare 3-1 në derbin e Londrës kundër Chelsea-t. Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit që shënuan me Aguerd, i cili me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Chelesa u kundërpërgjigj me Chukwuemeka dhe mori barazimin në minutën e 28-të. Ndërkohë në minutën e 43’ “blutë” patën mundësinë që të kalonin në avantazh, por Enzo Fernandez nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fillimin e pjesës së dytë, “The Hammers” u rikthyen në avantazh falë një goli të shënuar nga Anonio. Aguerd la ekipin e West Ham me një lojtar më pak, por që nuk do të shfrytëzohej nga Chelsea.
Në kohën shtesë madje, Pauqeta do të shënonte golin e tretë me penallti. Pas javës së dytë të Premier League, West Ham shkon në kuotën e katër pikëve në vend të gjashtë, teksa Chelsea me një pikë renditet në vend të 14-të.