West Hami, gati të paguajë 25 milionë funte për Brojën
04 mars 2022
| 16:47
West Ham United mund të paguajë 25 milionë funte për sulmuesin shqiptar të Chelseas, huazuar te Southampton, Armando Broja.
Sipas ‘Sport’, West Ham United janë të interesuar të kenë në skuadër yllin shqiptar. Forma e mirë që është duke kaluar Broja ka ndikuar që të jenë nën vëzhgimin e disa klubeve të mëdha angleze. Përpos Arsenalit edhe West Ham tani do provojë për të kompletuar transferimin e Brojës dhe për ta bindur Chelsean janë gati të paguajnë plotë 25 milionë funte.
20-vjeçari është duke mahnitur të gjithë, ku në 27 paraqitje, ka gjetur rrjetën nëntë herë dhe ka dhuruar një asistim. Ndërkohë, në javët e fundit është raportuar që Chelsea do e shesë Brojën, por jo nën çmimin e 50 milionë funteve