West Hami i ofron kontratë Nasrit
21 dhjetor 2018
| 20:43
Në muajin dhjetor përfundon edhe pezullimi 18-mujor për përdorim doping, për yllin francez Samir Nasri, i cili prej disa muajsh është stërvitur me skuadrën angleze të West Hamit.
Së fundi, kjo skuadër ka vendosur t’i ofrojë një kontratë fantazistit francez për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm, duke ruajtur edhe një opsion për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për vitet e ardhshme.
31-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur më herët me skuadra si Arsenali, Manchester City dhe Sevilla.