
West Hami kërkon 100 milionë paundë për Declan Rice
30 shtator 2019
| 11:31
Declan Rice është një nga lojtarët më premtues në futbollin anglez. Mesfushori, i cili luan për West Hamin, ndiqet me interes nga shumë klube të mëdha, mes të cilave Manchester City dhe Manchester United.
Por për t’i marrë shërbimet e 20-vjeçarit nuk do të jetë e lehtë, pasi drejtuesit e klubit londinez kërkojnë një shumë të madhe për ta lënë atë të lirë.
“Çekanët” kanë vendosur çmimin për mesfushorin, që ka qenë pjesë e akademisë së Chelseat. Klubet që dëshirojnë ta marrin lojtarin e përfaqësueses së Anglisë duhet të paguajnë plot 100 milionë paundë, një shifër e konsiderueshme kjo duke marrë parasysh që Rice është vetëm 20-vjeçar.