West Hami rikthehet fuqishëm ndaj Tottenhamit
18 tetor 2020
| 19:56
West Hami ka arritur të rikthehet nga disavantazhi prej tre golave dhe të nxjerrë një pikë sot ndaj Tottenhamit.
Dueli i dy klubeve të Londrës përfundoi me rezultatin 3:3, dhe ishte i vlefshëm për xhiron e pestë të Premier Leagues së Anglisë.
Tottenhami pas vetëm 16 minutave lojë siguroi epërsi prej 3:0 fal golave të Heung-Min Son (1’) dhe Harry Kanet (8’, 16’).
Epërsinë e mbajti deri në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Por West Hami arriti ta bëjë kthimin sensacional.
Fabian Balbuena (82’), Davinson Sanchez (85’ autogol) dhe Manuel Lanzini (90+4’) realizuan për West Hamin.