West Hami sërish interesohet për Brojën

12 qershor 2023 | 15:10

Skuadra e Premierligës, West Ham United është duke planifikuar që sërish të provojë transferimin e mundshëm të sulmuesit të Chelseat dhe kombëtares shqiptare, Armando Broja.

“Bomberi” kuqezi aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim që pasoi me një operacion në gjurin e tij. Broja duket një perspektivë e mirë dhe ka qenë në shënjestër të David Moyes më parë.

Drejtuesit e West Ham ishin të revoltuar me Chelsea pasi ata nuk e lanë që Broja të largohej dhe kështu “Hammers” u detyruan të transferonin sulmuesin italian, Scamacca. Për këtë të fundit, zërat e largimit sa vijnë edhe përforcohen, kështu që West Ham dëshiron të futet në garë përsëri për Armando Brojën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në përpjekje për t’u përgatitur…