Westbrook bëhet aksionar i Leedsit
14 korrik 2023
| 14:41
Duket se investimet amerikane në futbollin anglez nuk kanë fund, ku aksionarë tashmë nuk po bëhen vetëm biznesmenët e njohur, por edhe shumë emra të mëdhenj të sportit. I fundit që pritet të bashkohet në këtë rrugëtim është Russell Westbrook.
Ylli i Los Angeles Clippers do të jetë pjesë e “49ers Group” që do të blejë aksionet e Leeds United, klubit që ra këtë sezon nga Premier Liga në Championship.
Një gjë të tillë e ka bërë më parë dhe LeBron James, i cili është pjesë e “RedBird Capital” kur kishte aksionet e Liverpoolit, teksa tani ka aksionet e Milanit.