Westbrooki: Me Hardenin do të jemi dyshe e frikshme në NBA
Skuadra e Houston Rocketsit konsiderohet një nga skuadrat favorite për titullin kampion në NBA sezonin tjetër.
Ky vlerësim vjen pas transferimit të Russell Westbrookut tek ekipi i Rocketsit, duke formuar një dyshe të frikshme me James Hardenin.
Duke folur për mediet në ditën e parë të fazës përgatitore, Westbrooku ka thënë: “Unë dhe Hardeni do të jemi një dyshe e frikshme. Kjo është e vetmja gjë që mund t’ju them. Do të jetë e frikshme për këdo, por jo për ne”. Dy lojtarët e njohin mirë njëri-tjetrin që në fëmijëri teksa kanë luajtur edhe me Oklahoma në vitin 2012.
“Kemi fituar shumë çmime në nivelin personal, por tani është koha që së bashku të realizojmë atë ëndërr që e kemi pasur që fëmijë. Ndihem në formë dhe gati për ta ndihmuar ekipin”, ka deklaruar Westbrook.