Western Unitedi e rikthehen Berishën në Australi
27 shtator 2019
| 23:39
Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, është rikthyer në kampionatin australian. Pas aventurës njëvjeçare në Japoni te skuadra Sanfrecce Hiroshima, Berisha tani është rikthyer në shtetin australian.
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha, ka nisur aventurën e tij të re në Australi, duke firmosur me klubin e Western Unitedit.
34-vjeçari është prezantuar me skuadrën e tij të re dhe është gati të vazhdojë sërish në Australi. Berisha që prej vitit 2011 luan në Australinë e largët dhe ka luajtur më parë për Brisbane Roar dhe Melbourne Victory.