Gashi: Rezultatet e Kurtit të tjerët s’i shohin as në ëndërr, sepse do të përfundonin në ankth kolektiv
18 dhjetor 2023
| 20:49
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në një mbledhje të partisë së tij të shtunën tha se rezultatet si ato të qeverisë së udhëhequr prej tij “në vendet e tjera as në ëndërr s’i shohin”.
Gashi shkroi në Facebook se nëse do t’i shihnin, “do të përfundonin në ankth kolektiv”.
“Tha: në vendet tjera nuk i shohin as në ëndërr rezultatet e mia!I them: sigurt jo, ngase do të përfundonin në ankth kolektiv”, shkroi Gashi.
“Përfundim: uroj që, të vërtetën e hidhur populiste e me rezultate në fund të pusit, asnjë vend mik i Kosovës mos ta shoh kurrë në ëndërr, sepse ankthi u bëhet i pashmangshëm”, shtoi ai.