Haziri: LDK-ja promovoi paqe në kohë lufte, ndërsa LVV-ja sot e frikëson popullin me luftë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar konferencën e mbajtur nga Kryeminsitri Kurti dhe Ministri Sveçla, ku paralajmëruan sulme të reja nga Serbia.
Haziri në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se Lëvizja Vetvendojse sot ka dëshmuar se në kohë paqeje po e frikëson popullin me luftë.
“VV-ja sot dëshmoi se në kohë paqe frikëson popullin me luftë. Shtetin e Republikën e trajton të përkohshëm, e Kosovës i ka shkaktu pasiguri juridike, masa ndëshkuse nga evropianët e izolim nga partnerët. Sot KM dhe Ministri i tij vazhduan mbjelljen e frikës për luftë se e kanë pranu Zajednicën e duhet me zbatu ata vet!”, shtoi Haziri.
Tutje ai thotë se LDK në kohë lufte ka promovuar paqe dhe ka ndërtuar rrugë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“LDK në kohë lufte ka promovuar paqen dhe ka organizu rezistencen politike, ka ndërtu rrugën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ka shkaktu procese e ka realizu ëndrra”, tha Haziri për Gazeta Blic.