“WhatsApp” etiketon mesazhet e përcjellura nga përdorues të tjerë
11 korrik 2018
| 22:17
“WhatsApp” do të etiketojë mesazhet e përcjellura, një lëvizje e cila synon të adresojë problemet e keqinformimit në platformë.
Në një postim në blog “WhatsApp” prezantoi etiketën e re e cila tregon kur një mesazh është përcjellur nga një përdorues tjetër. Etiketa do të aplikohet mbi tekstin, imazhin dhe videon siç e tregon edhe fotoja e këtë artikull.
Përpara se ta lansonte për mbarë përdoruesit “WhatsApp” ka testuar këto etiketa në Indi dhe Brazil.
Ky përditësimin është më i fundit nga “WhatsApp” për të adresuar lajmet e rreme. Kompania ka shpërblyer hulumtuesit të cilët kanë studiuar përhaphjen e deinformimit në aplikacion. /PCWorld