Është ky alarmi i dhënë direkt nga themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg.
Sipas tij, serverat e aplikacionit mund të mos mbajnë, madje rrezikojnë të “shkrihen”, në rast se pandemia vijon të rritet në të gjithë botën.
Kjo për shkak se teksa miliona njerëz vijojnë të punojnë online nga shtëpia, chatet dhe grupet mund ta mbingarkojnë rrjetin.
Sa i takon “WhatsApp”, ngarkesa ka të bëjë me shtimin e videotelefonatave kohëve të fundit.
“Për momentin nuk po përballemi ende me një epidemi masive bashkëkohore në të gjithë botën, por nëse kjo ndodh do të duhet të sigurohemi të jemi në lartësinë e duhur për sa i përket infrastrukturës”, tha Zuckerberg, shkruan noa.al.
Ai detajoi se trafiku i të dhënave tani është përtej majave që ndodhin zakonisht në prag të Vitit të Ri.