WhatsApp vjen me përditësime të reja
07 dhjetor 2021
| 11:50
Përdoruesit e WhatsApp tani mund të zgjedhin t’i zhdukin mesazhet e tyre pas një sërë periudhash kohore falë një përditësimi të ri.
Sipas medieve të huaja, aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta ka zgjeruar opsionet për veçorinë e tij të mesazheve në zhdukje, i cili u lansua në fund të vitit të kaluar.
Përveçse janë në gjendje të zhdukin mesazhet pas shtatë ditësh, përdoruesit tani kanë dy opsione shtesë – për periudhën e fshirjes atë 24 orë dhe 90 ditë.
Aktivizimi i veçorisë “Mesazhet që zhduken” bën që të gjitha mesazhet e reja të zhduken nga një bisedë e zgjedhur pas periudhës kohore të caktuar nga përdoruesi.
Njerëzit mund të dëshirojnë të zgjedhin të fshijnë mesazhet e tyre për një arsye personale.