White: Gjyqtarët i vodhën fitoren ish-kampionit
12 korrik 2020
| 22:45
Presidenti i UFC, Dana White, doli hapur kundër vendimit të gjyqtarëve për duelin ndërmjet Alexander Volkanovskit dhe Max Holloway.
Dana mendon se fituesi i vërtetë i duelit ishte Max, por vendimi i gabuar i gjyqtarëve bëri që titulli të mos kthehej në shpatullat e tij.
“Nuk mund t’u lësh këtyre djemve. Kishim disa vendime të dobëta. Jam i sigurt se Holloway është shumë i zhgënjyer. A mendon dikush këtu se fitoi Volkanovski? Ndonjëri prej jush? Askush nga media? Nuk e di. Duhet të mendojmë që ta zgjidhim këtë problem. Duket se duhet të trajtojmë dhe të sjellim gjyqtarë më të mirë këtu në ‘Fight Island’”, ka thënë Dana që doli në krah të ish-kampionit Holloway