White zëvendëson Alexander – Arnoldin në ‘Euro 2020’
09 qershor 2021
| 12:44
Mbrojtësi i Brightonit, Ben White, është thirrur për ta zëvendësuar Trent Alexander-Arnoldin në ekipin kombëtar të Anglisë për Kampionatin Evropian 2020.
23-vjeçari debutoi për Anglinë në fitoren 1-0 kundër Austrisë në një ndeshje miqësore javën e kaluar, në të cilën mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Alexander-Arnold, e lëndoi kofshën.
White bëri 36 paraqitje për Brightonin në Premierligë sezonin e kaluar dhe i mposhti Jesse Lingardin dhe James Ward-Prowsen për vendin e fundit në ekipin e Anglisë për “Euro 2020”.