E rëndë: Shqiptarët dhunohen në doganën sllovene, momenti kur i riu tërhiqet zvarrë me fëmijën në krah. Video
Një qytetar shqiptar ka denoncuar sjelljen diskriminuese në doganën mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Nga qytetari që raporton atë që ka ndodhurzbulohet se një mjet me targa shqiptare është ndaluar për t’u kontrolluar. Ndërsa të gjitha mjetet e tjera janë lënë që të kalojnë pa asnjë pengesë.
Përveç dozës së paragjykimit, deri këtu nuk ka asnjë problem, deri në momentin që Policia sllovene merr zvarrë një burrë, i cili mban në krahë një fëmijë të vogël.
Sipas të njëjtit person që ka filmuar gjithë çfarë ka ndodhur, shqiptari në fjalë nuk është lejuar që të kalojë edhe pse ka pasur të gjitha dokumentet e rregullta. Në mbështetje të shqiptarit ka dalë një italian, i cili ka filmuar gjithë skenën dhe i del në krah personit që po dhunohej.
“Policia sllovene! Bij k*****. Je serb ti! Ne kemi dokumente, dokumente të rregullta. Racist! Ai është racist. Ne jemi italianë,”-dëgjohet në video.
Video JOQ