Murati ia rikujton Kurtit deklaratën se “Asociacioni ka vdekur”
11 nëntor 2023
| 13:19
Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka publikuar një shkrim, që më shumë është reagim ndaj kryeministrin Albin Kurti rreth korrigjimit të kufijve.
Duke komentuar deklaratën e Kurtit në Forumin e Paqes në Paris, Murati shkroi se edhe për Asociacionin Kurti thoshte se ka vdekur. Sipas Muratit, sot nuk dihet se cili është gjallë dhe i suksesshëm.
“Kryeministri sot paska thënë se ideja e ripërcaktimit të kufijve ka dështuar por nuk ka vdekur. Ndërsa për projektin e asociacionit në vitin 2015 dhe 2016 thoshte se ka vdekur! Nëse ka dështime dhe vdekje projektesh, ne sot nuk po e dimë se cili është gjallë dhe i suksesshëm njëkohësisht?” – shkroi ai.