Gorani: Kurrë s’kam pa flamuj e patriotizëm si pas luftës, me pas qenë kështu në luftë, ku me ditë ku do t’ia kishim pa skajin
Analisti Dukagjin Gorani tha se po të kishte ekzistuar zelli patriotik para luftës dhe gjatë luftës, kushedi ku e kishim pa skajin.
“Pasulufta tregoi diçka tjetër për neve, unë kurrë s’kam pa më shumë flamuj e më shumë bisedë për komb e patriotizëm se masluftës. T’kish ekzistu qëso zelli patriotik edhe nacionalist gjatë luftës ose para luftës, kushedi ku e kishim pa skajin”, tha Gorani në T7 në “Pressing”, transmeton Express.
“Paslufta e Kosovës ka tregu diçka tjetër, në vend të përforcimit të një identiteti civil-bashkëkohorë, shoqëria kosovare vendos mu rinacionalizu, mu ri-etno-nacionalizu. Edhe mandej ajo shndërrohet në valutë elektorale…Përfundoi me një shoqëri që për shkak të gatishmërisë me pa vetën në kontekstin identitar-nacional, shndërrohet në shoqni e cila sado që e din që funksionon brenda një shteti multiektnik e ka gati të pamundur me e përjetu bashkëjetesën multienike në kuptimin dinamik. Ne e dimë që serbët janë diku, po nuk kom pa ndonjë gatishmëri nga ana jonë e as nga ana e tyre me përjetu Kosovën si shtet i përbashkët, si bashkëqytetarë dhe me përjteu integrimin”, u shpreh ai.