Wieland: S’mund të jap datë për liberalizim vizash
Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka thënë se nuk mund të japë asnjë datë konkrete, apo të tregojë se a do të bëhet shpejtë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
“Unë e di që ju ndiheni padrejtësisht të trajtuar, të trajtuar jo korrektë. Por mund të sigurojë që atë që kam mundësi do të bëjë, por nuk mund të premtojë asgjë, as që do të ndodh shpejtë e as ndonjë datë”, ka thënë Wieland në Drenas ku edhe u shpall qytetar nderi i kësaj komune.
Ai ka thënë se nuk është mirë që të flitet kundër asnjë shteti të BE-së.
“Nuk mund të flas në emër të Parlamentit Evropian, nuk mund të flas në emër të partisë time, por mund të flasë të grupit parlament që i takojë, ne nuk do të pranojmë asnjë vend të BE i cili do të vazhdojë të qes probleme të reja edhe për fqinjët, pra që ka probleme vitale me fqinjët”, ka shtuar ai.