Wigemark dhe Mehmeti flasin për bashkëpunimin EULEX – polici
21 korrik 2022
| 11:27
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy institucioneve.
“Një takim shumë produktiv me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ku diskutuam për bashkëpunimin e misionit të EULEX-it me PK-në si reagues i dytë i sigurisë dhe për bashkëpunimin në luftimin e korrupsionit dhe krimit në nivel lokal dhe regjional”, ka shkruar në “Twitter” Wigemark.