Wigemarku pas vazhdimit të mandatit të EULEX-it: Mbetemi të përkushtuar për drejtësi
12 korrik 2020
| 12:33
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka mirëpritur vazhdimin e mandatit të këtij misioni.
Ai ka thënë se do të mbesin të përkushtuar në partneritetin për drejtësi.
“Mirëpres shkëmbimin e letrave në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell përmes së cilave është arritur pajtueshmëria për shtyrjen e mandati edhe për një vit të Misionit të EULEX në Kosovë gjatë Covid-19. Mbetemi plotësisht të përkushtuar në partneritetin tonë për drejtësi me të gjitha palët në Kosovë në këtë kohë kritike”, ka shkruar Wigemarku në llogarinë e vet në “Twitter”.