Wijnaldum nxiton për një marrëveshje me Romën

26 korrik 2022 | 12:38

Aventura e Georginio Wijnaldum te skuadra e Paris Saint-Germain (PSG) nuk ka shkuar sipas planeve të holandezit.

Lojtari tani lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Romës, me Jose Mourinho që e ka si dëshirë kryesore aktualisht.

Mediet italiane raportojnë se tani edhe lojtari po shtynë te klubet për të finalizuar një marrëveshje.

Trajneri i ri i PSG, Christophe Galtier nuk e ka Wijnaldum në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Mbetet të shihet nëse Roma do të ketë ofertën e duhur për të transferuar mesfushorin holandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova pritet të forcojë pavarësinë energjetike me Programin e ri…